Hamza uron Fitër Bajramin, bën thirrje për solidaritet dhe përkujdesje ndaj familjeve në nevojë

by engel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë.

Hamza bëri të ditur se, së bashku me kolegë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar myftiun Naim Tërnava për këtë festë të shenjtë.

banner

Ai theksoi se në këtë ditë të bekuar, vëmendja duhet të jetë e përqendruar te shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, duke theksuar se Bajrami është një kujtesë për solidaritetin, ndihmën dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.

Hamza u bëri thirrje qytetarëve që gëzimin e festës ta ndajnë me familjet në nevojë, të moshuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë për përkrahje, duke uruar në fund: “Gëzuar Fitër Bajramin!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy