Skandali “Epstein”: Mbreti Charles gati t’u heqë titujt ‘Princeshë’ vajzave të Princit Andrew

by informim peje

Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie po përjetojnë një nga periudhat më të vështira të jetës së tyre, duke u ndjerë më të izoluar se kurrë, sipas analistëve mbretërorë. Vajzat e Princit Andrew dhe Sarah Ferguson po përballen me pasojat e lidhjes së prindërve të tyre me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, ndërsa thirrjet për heqjen e titujve mbretërorë të tyre po shtohen.

Komentatori mbretëror Robert Jobson thekson se vendimi duhet të merret nga Mbreti Charles III dhe Princi William Andrew dhe Sarah Ferguson u hoqën, ndërsa motrat jetojnë me një profil të ulët pas largimit nga Royal Lodge.

banner

Jobson shton se Mbreti Charles III është i vetmi që i mbron Beatricen dhe Eugenien, ndërsa Princi William dhe Kate mbështesin një qasje më të qetë dhe diskrete. Analistja mbretërore Jenny Bond thotë se heqja e titujve mund t’u japë mundësinë të distancohen nga e kaluara dhe të shmangin publicitetin negativ.

Sondazhet e fundit tregojnë se 56% e të anketuarve mbështesin heqjen e titujve të dy princeshave, ndërsa ato vazhdojnë të mbajnë një profil të ulët dhe të përqendrohen në aktivitetet e tyre jashtë skenës publike./bw

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy