Dhuna në familje në ditën e Bajramit, arrestohen dy prindër në Kosovë

by engel

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë gjatë festës së Fitër Bajramit, ku të dyshuar janë prindër që kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur në Shtërpcë rreth orës 17:50, ku një baba dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, rasti është proceduar në mënyrë të rregullt me vendim të prokurorit.

banner

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Pejë, ku një burrë është arrestuar pasi kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij pas një mosmarrëveshjeje. Edhe në këtë rast, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Autoritetet kanë bërë thirrje për raportimin e rasteve të dhunës dhe për ndërgjegjësim më të madh shoqëror, duke theksuar se dhuna në familje mbetet një ndër shqetësimet kryesore, edhe në ditë festive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy