Kryeprokurori për ngjarjen tragjike në Majac: Një djalë i vdekur dhe dy gra të plagosura, njëra prej tyre e dyshuara për vrasje

by Nexhat

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra të plagosura mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se një djalë është i vdekur dhe dy gra janë të plagosura- njëra prej tyre 70-vjeçare.

banner

E plagosura tjetër është tani e dyshuara, e cila dyshohet se tentoi të kryente vetëvrasje.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, “Betimi për Drejtësi” mëson se viktima ka qenë i dashuri i të dyshuarës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy