Nafta 1.70, inflacioni 6%, çmimi rrymës, Bajrami: Një qeveri e përgjegjshme do të mblidhej e të merrte masa

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me çmimet e larta të naftës që pasohen edhe me rritje të çmimeve të tjera.

Ajo përmendi inflacionin 6% të shkurtit 2026 krahasuar me vitin paraprak, si dhe çmimet e energjisë.

banner

Në këtë situatë, ajo shton se një qeveri e përgjegjshme do të mblidhej disa herë për të marrë masa.

Ajo rekomandoi uljen e TVSH-së dhe akcizës, derisa tregu të stabilizohet.

Postimi i plotë:

Apo e shihni çmimin e naftës?

A po e dini që Mimoza i’a ka qitë tavanin?

Qysh po ju duket ky tavan, poshtë apo lart?

Të nderuar qytetarë,

A e dini se sikur çmimi i naftës për ne në Kosovë janë çmimet e të gjitha produkteve që ne nuk i prodhojmë, por i importojmë.

Kosova  në vitin 2025 ka importuar mbi 7 miliardë euro mallëra. Këtyre produkteve qeveria kurrë s’ka me pasë mundësi me ua caktu çmimin aq sa po i’a cakton naftës këto ditë, sepse çmimi i tyre më së paku varet nga autoritetet tona.

Një Qeveri e përgjegjshme duke parë çmimin e naftës ish dashtë me u mbledhë urgjentisht dhe me vendosë me ulë TVSH në karburante nga 18% në 8% dhe ta përgjysmoj akcizën në karburante derisa të normalizohet tregu, këto vendime t’i përcjellë në Kuvend me datë 1 prill.

Tutje duke parë çmimin e energjisë, normën e inflacion 6% dhe tash çmimet e naftës deri tani Kabineti Qeveritar është dashur t’i ketë pasur disa takime me të gjitha odat ekonomike te vendit dhe me Shoqatën e Naftarëve për të ju dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, POR këto takime nuk kanë ndodhë sepse po shkojmë në zgjedhje, keshtuqë Kurti po i fërkon duart, se me këto çmime rriten të hyrat buxhetore, e sa më e madhe kriza për familjet në kohën e zgjedhjeve, aq më të vlefshme bëhen 100-shet e buxhetit për blerje votash. Strategjia e Kurtit është ‘varfëro e sundo’, andaj Kurti me gjithë strategjinë e tij të dështuar që 6 vite dhe shpurën e tij duhet të dalin në opozitë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy