Prishtina e Re me reagim zyrtar: Nuk luajtëm vetëm ndaj Dukagjinit, por edhe ndaj Mervan Bejtullahut me shokë

by Nexhat

FC Prishtina e Re ka shprehur indinjatën e saj të thellë pas ndeshjes së sotme në Klinë ndaj KF Dukagjinit, duke denoncuar vendime që sipas klubit, ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e lojës dhe cenuan besueshmërinë e garës.

Sipas reagimit zyrtar, ndeshja u karakterizua nga vendime kontraverse dhe raste të mohuara që kanë krijuar një precedent të rrezikshëm për garën sportive.

banner

Ajo e akuzoi gjyqtarin Mervan Bejtullahu për njëanshmëri në këtë ndeshjes..

“Sot nuk u përballëm vetëm me KF Dukagjinin. Sot u përballëm me Mervan Bejtullahun me shokë”, shkruan Prishtina e Re në Facebook.

“Në minutën e 6, lojtari me numrin 2 i Dukagjinit nuk ndëshkohet me karton për ndërhyrje ndaj Lorik Dobratiqit.

Në minutën e 11, i njëjti lojtar mohon një rast të pastër shënimi, por nuk akordohet karton i kuq sipas rregullores së IFAB.

Në minutën e 78, nuk akordohet penallti për ndërhyrjen ndaj Rion Rushitit.

Pas ndërhyrjes ndaj Florijan Kadriut nga kapiteni i Dukagjinit, mohohet një tjetër rast i pastër shënimi pa ndëshkim me karton të kuq”, shkruan më tutje klubi.

Klubi thekson se ndeshja u karakterizua edhe nga ndërprerje të panevojshme, kartona të pajustifikuar dhe vendime që deformuan rrjedhën e lojës, duke e larguar futbollin nga thelbi i tij – fitimi me djersë dhe lojë të ndershme.

Prishtina paralajmëron se nëse këto raste kalojnë pa përgjegjësi dhe pa reagim institucional, nuk do të dëmtohet vetëm një ndeshje, por po shkatërrohet krejtësisht gara sportive. Klubi kërkon që komuniteti i futbollit të marrë seriozisht mungesën e neutralitetit nga ata që duhej të ishin simbol i tij.

Ndeshja Dukagjini – Prishtina e Re u mbyll 1-1.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy