Qumili iu referua si “komandanti katolik” i Policisë kur foli për raportimet se e rrahu motrën, Gjokaj i reagon: Koke koritë – jam shqiptar

by Nexhat

Humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur më shumë si Qumili, ka komentuar raportin e raportuar se ai e kishte rrahur motrën e tij.

Duke folur për këtë në Canape në T7, ai në një rast iu referua komandantit të Policisë së Gjakovës, pa ia përmendur emrin, për të aluduar se rasti ishte trajtuar me tendencë.

banner

Kristë Gjokaj, ish-komandat i Policisë në Gjakovë, reagoi në një postim në Facebook.

“Sevdai koke korit qtu pak! Komandanti nuk identifikohet me Katolik e Musliman. Une jam bash Shqiptar me fis Merturi sikur qe jeni edhe ju! Megjithate “Faleminderit shume”!”, shkroi ai, duke publikuar një fotografi me humoristin

Qumili, i pyetur për atë rast, ka thënë: “Kjo ka vjet shumë dhe s’kam pasë qejf kurrë nëpër intervista me ma përmend, sepse a di qysh është kjo? Me pështy përpjetë, të bjen në fytyrë. Ajo është anëtare e familjes, jeton në shtëpinë time. Unë ia kam lëshu shtëpinë”.

Ai tha se motra e tij është “paciente e neuropsikiatrisë” dhe se rastin “ma shumë e kanë bë gjykatësi dhe prokurori”.

“Shkurt, një nënë që e çon djalin në polici, thotë ‘hajde se kam dhunë prej dajlit’ dhe policia e merr djalin e mban 48 orë, shkoj unë e nxjerri. A ka djalë që e lajmëron djalin në Polici, ‘po më dhunon, po pi drogë dhe po më shti me u falë’. Komandanti i policisë katolik: ‘mshelni’. Besoj që u kuptuam”, tha ai ndër tjerash

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy