“Rama s’do ketë vrimë miu ku të futet”, Berisha mbyll protestën e PD: I dhatë goditjen e merituar diktaturës, herën tjetër…

by Nexhat

Sali Berisha ka mbajtur një fjalim nga selia blu në mbyllje të protestës kombëtare.

Ai deklaroi se protesta e sotme e tmerroi kryeministrin Edi Rama ndërsa shtoi se nuk do të ketë paqe në këtë vend me atë që kanë vjedhur dhe vjedhin pasuritë publike dhe përdorin ligjet dhe mandatet e krimit. Ai tha se kjo qeveri do të përfundojë në Lanë dhe koshat e plehrave të historisë.

banner

“Një përshëndetje dhe mirënjohje të pa kufijshme me guximin trimërinë dhe qëndresën tuja nderuat këtë datë, përmbysjen e diktaturës.

I dhatë goditjen e merituar diktaturës së sotme, kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe ju garantoj se tjetra do të jetë edhe më e shkëlqyer dhe për Ramën nuk do të ketë më vrimë miu ku të futet. Kryengritja paqësore do t’i japë atij ndëshkimin që meriton. Nuk ka paqe me ata që vjedhin si hiena pasuritë e shqiptarëve”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy