Sot festa e Sulltan Novruzit, Rama dhe Begaj përcjellin mesazhe për paqe dhe unitet

by Nexhat

Me rastin e festës së Sulltan Novruzi, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama kanë përcjellë urime për qytetarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i paqes, shpresës dhe harmonisë.

Presidenti Bajram Begaj në mesazhin e tij ka vënë në dukje se kjo ditë përfaqëson pranverën dhe ringjalljen, si dhe vlerat e shpresës, dashurisë dhe unitetit. Ai thekson se Sulltan Novruzi duhet të shërbejë si një thirrje për më shumë mirëkuptim, tolerancë dhe bashkëjetesë në shoqëri.

banner

“Gëzuar Sulltan Novruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit. Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri,” shkruan Begaj.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë një mesazh urimi nga Teqeja e Helvetive në Berat, duke e cilësuar atë si një nga vendet më të bukura në Ballkan, ku mbizotërojnë qetësia dhe harmonia

“Me urimin për Ditën e Sulltan Nevruzit nga Teqeja e Helvetive, Berat, ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy