Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për krime lufte ndaj popullsisë civile

by engel

Një person i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile është arrestuar nga autoritetet e rendit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial të Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

banner

I dyshuari, i identifikuar me inicialet Z.S., akuzohet se gjatë viteve 1998–1999, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan.

Autoritetet bëjnë të ditur se, në përputhje me afatet ligjore dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Departamentin Special.

Hetimet lidhur me këtë rast pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa institucionet e drejtësisë kanë theksuar përkushtimin për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy