Bashkimi triumfon në Prishtinë

by Nexhat

Skuadra e Bashkimi ka shënuar fitore në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 77:87 në kuadër të xhiros së njëzet e pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit kanë dominuar në momentet vendimtare të ndeshjes, duke siguruar një fitore me dhjetë pikë dallim, që i afron shumë drejt vendit të dytë në tabelë, pozitë që garanton kualifikimin direkt në gjysmëfinalet e “play-off”.

banner

Në anën tjetër, Sigal Prishtina vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë, duke pësuar humbjen e gjashtëmbëdhjetë këtë edicion. “Bardhekaltrit” do të kenë edhe tri ndeshje vendimtare deri në fund, në përpjekje për të siguruar pjesëmarrjen në garat shtesë.

Më i dalluari te Bashkimi ka qenë Shanon Shorter me njëzet e pesë pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Lejson Zeqiri me pesëmbëdhjetë pikë, shtatë kërcime e pesë asistime. Po ashtu, Dequon Lake ka shtuar pesëmbëdhjetë pikë dhe tetë kërcime.

Te vendasit, më i miri  ka qenë Alex Lomax me nëntëmbëdhjetë pikë, shtatë kërcime dhe dhjetë asistime, ndërsa Adrio Bailey ka kontribuar me tetëmbëdhjetë pikë dhe shtatë kërcime.

Pas kësaj fitore, Bashkimi forcon pozitën e dytë me dyzet e dy pikë, ndërsa Trepça mbetet lidere me dyzet e shtatë pikë. Në anën tjetër, Sigal Prishtina renditet në vendin e gjashtë me tridhjetë e katër pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy