Berisha-qytetarëve: Jeni shpresa e vetme, të vendosur për kryengritje paqësore gjer në fitore

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Foltorja ka folur lidhur me protestën e së dielës teksa iu drejtua protestueve duke iu thënë se ata janë shpresa e vendit. Berisha theksoi se përmes protestave mund të largojnë kryeministrin Edi Rama dhe të rikthejnë ligjin, drejtësinë dhe Kushtetutën në vend.

Sipas tij me Ramën në krye të qeverisë nuk ka të ardhme në Shqipëri. Ai shtoi se besojnë në vlerat demokratike dhe ata do të arrijnë qëllimet e tyre me kryengritje paqësore. Berisha theksoi se do të vazhdojnë të protestojn duke e cilësuar betejë dhe se do të ndalen vetëm me fitoren e tyre të plotë.

banner

 “Na thoni atëherë bashkëqytetarë të dashur, çfarë duhet të bëjmë? Ka vetëm një rrugë, të protestojmë, të protestojmë, të protestojmë gjer në fitore. Edi Rama dje ka përdorur dhunë, absolutisht të gjitha do i kthehen atij.

Resto pa i kthyer atij nuk do mbetet. Por ne në këtë rrugë nuk ka forcë në botë që të na ndalë. Ne do rikthejmë Shqipërinë siç e rikthyem në vitin 1992 në rrugën e demokracisë, në rrugën e të ardhmes, në rrugën e integrimit në BE.

Ne do marrim fatin e Shqipërisë në duart tona. Ne do refuzojmë çdo mashtrim të këtij regjimi dhe do ngrihemi më fuqishëm çdo ditë e më shumë.

Protestat tona nga dhjetori gjer sot, kohë në të cilën Europa dhe bota panë një popull në rrugë. Panë dhe një zemërim dhe një revoltë.

Panë një Shqipëri që nuk pajtohet me korrupsionin, që nuk pajtohet me vjedhjen e qytetarëve, që nuk pajtohet me qeveritarë të tillë. Ky është fakti pse protestat tona përbëjnë lajm botëror secila prej tyre.

Çdo protestë mezi pritet nga njerëzit e lirë në mbarë botën. Mezi pritet nga shqiptarët. Ndaj dhe ne mbetemi të vendosur, protesta, protesta, kryengritje, kryengritje dhe vetëm kryengritje paqësore.

Kështu që të vazhdojmë të pamposhtur, të palodhur, të vendosur gjer në fitoren tonë. Edi Rama të ardhme nuk ka. Rrugën e Shqipërisë për në BE nuk mund ta mbyllë kurrë.

Ëndrrën evropiane të shqiptarëve nuk mund ta shuajë kurrë. Fatin e shqiptarëve nuk mund ta shkelmojë kurrë. Ndaj dhe të gjithë në këmbë, le të vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren tonë të plotë”, tha Berisha ndër të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy