Çështja e rinovimeve, te Juventus nxitojnë për të mbyllur marrëveshjet me Spalletti-n dhe Vlahoviç

by Nexhat

Rinovimi i trajneri Luciano Spalletti dhe sulmuesit serb Dusan Vlahoviç, vijon të jetë një temë e nxehtë në Torino. Gjatë pauzës për kombëtaret, pritet një takim i rëndësishëm mes Luciano Spalletti dhe drejtuesve të Juventus për rinovimin e kontratës deri në vitin 2027, me opsion edhe për një sezon tjetër. Klubi bardhezi është i vendosur të vazhdojë me trajnerin toskan dhe ka shprehur besim të plotë ndaj tij, pavarësisht si do të përfundojë gara për Champions League. Edhe Giorgio Chiellini ka theksuar se nuk ekziston një alternativë tjetër në stol për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Spalletti kërkon garanci të qarta nga klubi: ai dëshiron të jetë plotësisht i përfshirë në projektin sportiv dhe në vendimet për merkaton. Trajneri kërkon përforcime cilësore në çdo repart, pa kompromis, me synimin për të luftuar menjëherë për titullin kampion. Po ashtu, ai kërkon që të mos largohet asnjë nga lojtarët kryesorë, si Gleison Bremer, Pierre Kalulu, Andrea Cambiaso dhe Khéphren Thuram.

banner

Paralelisht, në mesjavë është planifikuar edhe një takim vendimtar mes drejtuesve të Juventusit dhe përfaqësuesve të Dušan Vlahović për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028. Palët kanë arritur një marrëveshje paraprake mbi bazën e një page rreth 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Sulmuesi serb, i rikthyer pas një periudhe të gjatë dëmtimi, dëshiron të kuptojë më qartë projektin sportiv dhe rolin e tij në skuadër nën drejtimin e Spallettit. Pavarësisht interesimit nga klube të tjera, Vlahović aktualisht është i fokusuar te Juventusi dhe pret sinjale konkrete nga drejtuesit për të ardhmen e tij në Torino

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy