Digjen katër ambulanca hebraike në Londër, autoritetet e cilësojnë sulmin si krim antisemitik

by engel

Një incident i rëndë është shënuar në veri të Londrës, ku katër ambulanca të një organizate hebreje janë përfshirë nga flakët në një zjarrvënie që autoritetet po e trajtojnë si krim urrejtjeje me motive antisemitike.

Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, ambulancat i përkisnin organizatës vullnetare Hatzola, e cila ofron ndihmë emergjente dhe transport falas për pacientët drejt spitaleve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarret janë vënë nën kontroll.

banner

Zjarrfikësit bënë të ditur se gjatë incidentit kanë shpërthyer disa cilindra brenda automjeteve, duke shkaktuar dëmtime edhe në një bllok banesash përreth. Si masë sigurie, banorët e zonës u evakuuan, ndërsa rreth 30 persona u strehuan përkohësisht në një qendër lokale.

Në vendngjarje u angazhuan gjashtë automjete zjarrfikëse dhe rreth 40 zjarrfikës për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Deri më tani nuk është raportuar për persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e ka dënuar ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një “zjarrvënie antisemitike thellësisht tronditëse”. Ai theksoi se antisemitizmi nuk ka vend në shoqërinë britanike dhe u bëri thirrje qytetarëve që kanë informacione të bashkëpunojnë me policinë.

Organizata Hatzola, e njohur për aktivitetin e saj humanitar, ndërhyn çdo vit në mijëra raste emergjente, duke ofruar ndihmë nga situata të lehta deri tek ato që rrezikojnë jetën, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore të zonës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy