Foda optimist: Kemi treguar se mund të fitojmë edhe jashtë

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda të hënën në konferencën për media, ka folur për ndeshjen me Sllovakinë.

“Dardanët” do të përballen me Sllovakinë më 26 mars në Bratislavë, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për Kupën e Botës 2026.

banner

Ky duel konsiderohet jetik për Kosovën, e cila synon të bëjë një hap historik drejt kualifikimit në Botërorin 2026.

Foda thotë se është i vetëdijshëm se dueli me Sllovakinë, nuk do të jetë aspak i lehtë, megjithatë, ai është i bindur se Kosova mund të fitojë kundër sllovakëve.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, sepse e dimë që Sllovakia ka një ekip shumë të fuqishme, kur e merr topin luan shumë mirë në kundërsulme”, ka thënë Foda.

“Kemi besim shumë në kombëtare, kemi treguar se mund të luajmë shumë mirë si mysafir dhe të fitojmë ndeshje. Në këto tre ditë do të përgatitemi intensivisht dhe dëshirojmë të luajmë në finale në shtëpi. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen me Sllovakinë”, ka theksuar strategu gjerman i Kosovës.

Foda thotë se lojtarët e ftuar janë në top-formë, por sipas tij, do të punohet në aspektin taktik në mënyrë që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm për ballafaqimin me Sllovakinë.

“Nga ana fizike nuk ka nevojë t’i stërvitim lojtarët sepse janë në top formë. Theksi kryesor të jetë në aspektin taktik, që parimet tona t’i zhvillojnë në fushë dhe si të luajnë ndaj Sllovakisë. Plan i qartë se çfarë duhet bërë dhe çfarë zgjedhjesh kemi ndaj një ekipi si Sllovakia”, ka pohuar Foda.

Kombëtarja jonë do të kërkojë fitore ndaj sllovakëve për të siguruar një vend në finalen e madhe të play-off-it.

Në rast triumfi, Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë, finale që është planifikuar të zhvillohet më 31 mars në Prishtina.

Ndeshja Sllovaki-Kosovë transmetohet drejtpërdrejt në RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy