Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka arritur një tjetër moment historik në karrierë, duke fituar trofeun e 40-të si trajner dhe të 19-in me klubin anglez, pas triumfit në Carabao Cup.
‘Qytetarët’ të dielën mbrëma mundën Arsenalin në finalen e Carabao Cup.
Pas ndeshjes, tekniku spanjoll u shpreh i lumtur dhe krenar për suksesin, duke theksuar vlerën e kundërshtarit dhe vështirësinë e finales.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar, sepse kemi mposhtur një nga skuadrat më të mira në Evropë. Arsenal, Bayern Munich dhe ndoshta edhe Barcelona janë ndër ekipet më të forta të këtij sezoni,” deklaroi Guardiola.
Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi të madh, e ardhmja e tij në “Etihad” mbetet e paqartë. Edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2027, trajneri po shqyrton mundësinë e largimit në fund të sezonit për t’i kushtuar më shumë kohë familjes.
Në festën e triumfit, Guardiola u pa dukshëm i emocionuar, teksa ndau momentin me vajzën e tij të madhe, Maria, duke e bërë këtë trofe edhe më të veçantë në planin personal

