“Hotel i vogël, me dritare të hapura”: Zbulohet ‘kërkesa’ e çuditshme e Tuchelit për Botëror

by Nexhat

Thomas Tucheli ka treguar se ende mban një politikë “dyer të hapura” për përzgjedhjen e Anglisë për Kupën e Botës, por gjithashtu vlerëson “dritaret e hapura”.

Kjo sepse trajneri ka kërkuar një bazë hoteliere “të ngushtë” që u lejon lojtarëve pak liri, gjë që ndoshta nuk do të ishte e mundur në një zinxhir të madh amerikan me qindra dhoma.

banner

Tuchel veçanërisht përmendi “një hotel ku mund të hapësh dritaren”, një nga arsyet kryesore pse Anglia vendosi të qëndrojë në bazën e saj në Kansas City për sa kohë që janë në turne. Ai dëshiron që lojtarët të ndihen sikur janë në shtëpi.

Kur iu përmend Tuchelit se Kupa e Botës përfshin shumë udhëtime brenda vendit, trajneri i mëparshëm i Chelseat shpjegoi se kjo ka diktuar që skuadra e tij të qëndrojë më gjatë në Kansas City.

“Po përpiqemi sepse, në thelb, kjo ishte zgjedhja: të kemi një shtëpi, një bazë, një shtrat që je i mësuar të flesh, një shtrat me një dyshek të mirë, një hotel me privatësi, një hotel të vogël, jo një hotel me 400-, 500- apo 800 dhoma ku shohim njëri-tjetrin ndoshta vetëm në ashensor ose në kat midis mëngjesit dhe takimit,” shpjegoi Tucheli.

“Kondicioneri është ndezur dhe nuk mund të hapësh dritaret, ka shumë nga këto hotele në Amerikë dhe mendoj se kjo bën diferencën, kështu që zgjedhëm një hotel ku mund të hapësh dritaren, zgjedhëm një hotel të ngushtë dhe të vogël, mendoj se sapo të mëshemi me këtë vend, ka kuptim të kthehemi atje”, tha ai.

Me ndeshjen e parë të Anglisë – kundër Kroacisë – që nuk zhvillohet deri më 17 qershor në Dallas, plot nëntë ditë pas fillimit të turneut, Tuchel konsultoi lojtarët për preferencat e turneut. Anglia do të udhëtojë për në Kansas City rreth 13 qershorit, pas një kampi paraprak në Florida.

“Kam marrë reagime nga lojtarët që u pëlqen të fillojmë më vonë, që u pëlqen që më pas gjithçka bëhet e përqendruar, kështu që nuk ka kohë të mërzitesh gjatë turneut,” shtoi Tuchel.

“Duke e parë për më shumë se sa vetëm për lojtarët, pata ndjesinë se një ditë më shumë mund të ishte shumë e dobishme, kështu që po, këto janë disa vendime që duhej të merren, dhe ndoshta titulli është ‘po përpiqemi të jemi sa më shpesh në Kansas’”, e mbylli ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy