I plagosuri me armë zjarri te Rruga B është inspektor në IPK, Policia jep detaje për incidentin

by Nexhat

I plagosuri në incidentin e ndodhur sonte në rrugën B është inspektor në IPK, Arsim Beqiri

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se sonte rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “B” në Prishtinë. Nga ku është raportuar se një person është plagosur. Mësohet se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK),Arsim Beqiri dhe sipas burimeve, rasti nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare.

banner

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa, Ahmeti tha se “aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që  janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy