Lewandowski: Shqipëria rivale e fortë, në Varshavë fitojmë ne

by Nexhat

Sulmuesi i Polonia, Robert Lewandowski, e ka cilësuar përballjen ndaj Shqipëria si një “finale”, duke theksuar se objektivi i vetëm i skuadrës së tij është fitorja.

Polonia dhe Shqipëria do të përballen të enjten mbrëma në Varshavë në sfidën e gjysmëfinales së pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

banner

37-vjeçari vlerësoi edhe avantazhin e fushës, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në stadiumi Kombëtar i Varshavës.

“Ndeshjet në stadiumin kombëtar janë gjithmonë të veçanta. Kam lindur në Varshavë dhe mund të them se tifozët këtu janë një plus i madh për ne,” u shpreh Lewandowski.

Duke folur për kundërshtarin, sulmuesi i Barcelona theksoi se Shqipëria mbetet një rival i vështirë, pavarësisht se ndeshja luhet në Poloni.

“Na duhet një gol më shumë se kundërshtari. Nuk dua të bëj krahasime me ndeshjet e kaluara, por Shqipëria gjithmonë na ka hapur probleme. I respektojmë maksimalisht, por kjo është finalja jonë e parë dhe nuk kemi vend për gabime,” deklaroi ai.

Lewandowski komentoi edhe mundësinë që ndeshja të vendoset nga penalltitë, duke pranuar vështirësinë e tyre edhe për lojtarët më me përvojë.

“Në momente të tilla, penalltitë janë gjithmonë të vështira. Ka raste kur lojtarët hezitojnë. Kemi shumë futbollistë që mund të godasin nga pika e bardhë. Edhe unë jam gati, por ndonjëherë edhe unë kam pasiguri,” përfundoi Lewandowski

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy