Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore në Kosovë do të ndodhë të dielën e fundit të marsit, këtë vit më 29 mars. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës duhet të zhvendosen 60 minuta përpara, duke treguar 04:00, që do të thotë se qytetarët “humbasin” një orë gjumë.
Ora e verës do të mbetet në fuqi deri të dielën e 25 tetorit 2026. Ky ndryshim synon kryesisht kursimin e energjisë elektrike, pasi gjatë shtatë muajve të dritës së gjatë të ditës mund të kursehen deri në rreth 210 orë energji.
Origjina e këtij sistemi daton nga vitet 1970, kur shumë vende evropiane e adoptojnë për shkak të krizës së naftës dhe nevojës për shfrytëzim më të mirë të dritës së diellit. Që nga viti 1996, Evropa ka rregullore të përbashkët: në pranverë akrepat zhvendosen një orë përpara, ndërsa në vjeshtë një orë pas. Ndryshimi i parë provë u bë më 1932, nga 6 korriku deri më 1 shtator.
Ky praktikë zbatohet edhe në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Francë, por ka shkaktuar debate të vazhdueshme. Kritikat kryesore lidhen me ndikimet tek shëndeti: ndërprerja e ciklit normal të trupit mund të rrisë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të sistemit imunitar. Sipas ekspertëve, kursimi i energjisë nuk është gjithmonë i dukshëm dhe efektiv në praktikë.
Qytetarët këshillohen që të përgatiten për humbjen e një ore gjumë dhe të planifikojnë aktivitetet ditore duke marrë parasysh këtë ndryshim.

