Osmani pret ambasadorin gjerman Rudolph, rikonfirmohet partneriteti strategjik Kosovë–Gjermani

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Germanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin dypalësh.

Gjatë takimit u theksua partneriteti i fortë dhe strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rëndësia e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

banner

Presidentja Osmani vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në proceset kyçe të shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Ajo gjithashtu falënderoi ambasadorin Rudolph për angazhimin dhe kontributin e tij personal gjatë mandatit në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve.

Në përfundim, Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejmë të aleancës strategjike me Gjermaninë, duke e cilësuar këtë partneritet si jetik për të ardhmen evropiane të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy