Protesta të dhunshme në Tiranë: 15 të arrestuar dhe 9 nën hetim pas përplasjeve me policinë

by engel

Një protestë e organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë ka përfunduar mbrmë me përplasje të dhunshme mes pjesëmarrësve dhe forcave të rendit, duke çuar në arrestimin e 15 personave dhe procedimin penal të 9 të tjerëve.

Ngjarja filloi rreth orës 18:00 ku disa protestues kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë së Shtetit, të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Sipas autoriteteve, ndaj efektivëve dhe institucioneve u hodhën edhe lëndë djegëse, përfshirë molotovë.

banner

Si pasojë e përplasjeve, gjashtë punonjës policie mbetën të lënduar dhe morën trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, u shkaktuan dëme materiale në disa objekte, u dogjën kosha mbeturinash dhe një automjet policie.

Nga veprimet hetimore, policia identifikoi 24 persona të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Prej tyre, 15 u arrestuan në flagrancë, ndërsa për 9 të tjerë nisi procedimi penal, përfshirë edhe disa të mitur.

Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për nisjen e hetimeve ndaj një deputeti, i dyshuar për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme” si dhe “shtyrje të të miturve në krim”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në aktet e dhunës, ndërsa hetimet pritet të zbardhin plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy