Opinionisti Azdren Shala ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë të qartësisë politike dhe për menaxhim të dobët të situatave në vend.
Sipas Shalës, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bosht ideologjik dhe as qëndrime të qarta politike.
“Ai blen kohë. VV si parti politike nuk ka bosht ideologjik, nuk ka parime politike, nuk kanë qëndrime politike karshi asnjë ligji. Këta kushtetutën e kanë ose arsyetim ose alibi. Ky është problem i madh. Në këtë maskaradë që ia ka mundësuar VV-së me vepru kështu në mënyrë të papërgjegjshme, ne e kemi presidencën. Presidenca dhe Qeveria kanë qenë në sinkron të plotë për tri vjet. Sot është fundi”, u shpreh ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Po ashtu, Shala tha se Kurti do pushtet mbi njerëzit, pasi sipas tij, kur ka kriza ai fërkon duart.
“Albin Kurti është produkt i rrezikshëm, ai nuk do të qeverisë, ai do pushtet mbi njerëzit. Atij nuk i intereson, stabiliteti i tij është anarkia. Ku ka kriza, Albin Kurti vetëm i fërkon duart. Ai e dëshiron shoqërinë sa më të varfër, vizioni i tij është komunist”.

