Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Kuman, Fier, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten, e më pas veten.
Viktimat janë Sh.Rr., rreth 80 vjeç (autori) dhe D.Rr., 75 vjeçe (bashkëshortja).
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet policia dhe më shumë detaje pritet të dalin në vazhdim.
“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit“, njofton Policia e Fierit, raporton Tv Klan.

