Inspektorët Sanitarë gjatë ditës së hënë kanë kryer kontrolle në kampin e Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në veri të Mitrovicës.
Kjo, pas raportimeve në lidhje me gjendjen e rëndë në të cilën zyrtarët policorë thuhet se punojnë dhe qëndrojnë, raporton Klankosova.tv.
Klan Kosova ka mësuar ekskluzivisht se tashmë disa hapësira nuk mund të shfrytëzohen për shkak se me vendim iu është ndërprerë përkohësisht veprimtaria.
Konkretisht hapësirave që tashmë i është vënë ‘dryni’ përkohësisht, janë tualetet.

