NASA do të investojë 20 miliardë dollarë për të ndërtuar një bazë në Hënë, anulohet stacioni orbital

by engel

NASA ka njoftuar një ndryshim të madh strategjik në programin e saj hënor, duke hequr dorë nga ndërtimi i stacionit hapësinor në orbitë rreth Hënës dhe duke u fokusuar në ndërtimin e një baze në sipërfaqen hënore me vlerë rreth 20 miliardë dollarë.

Vendimi u bë i ditur nga drejtori i ri i agjencisë, Jared Isaacman, gjatë një aktiviteti në selinë e NASA-s në Uashington, ku ai prezantoi ndryshimet në programin kryesor hënor Artemis.

banner

Sipas Isaacman, projekti i stacionit orbital Lunar Gateway do të “pezullohet në formën aktuale”, ndërsa resurset dhe pajisjet e tij do të ridrejtohen për ndërtimin e infrastrukturës që mundëson prani të qëndrueshme të astronautëve në sipërfaqen e Hënës.

Fillimisht, Lunar Gateway ishte projektuar si një platformë kërkimore dhe pikë tranziti për astronautët që do të udhëtonin drejt Hënës. Megjithatë, transformimi i këtij projekti në një bazë funksionale në sipërfaqe paraqet sfida teknike dhe organizative.

Ndryshimet në programin Artemis pritet të ndikojnë kontrata me vlerë miliarda dollarë dhe kanë vënë në lëvizje kompani të mëdha si Northrop Grumman dhe Maxar Technologies, të cilat janë të përfshira në projekt.

Ky riorientim vjen në një kohë kur gara globale për eksplorimin e Hënës po intensifikohet, me Kina që synon të realizojë një ulje në Hënë deri në vitin 2030.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy