“Ndëshkim” se mungoi për votimin e imunitetit të Ballukut, Spiropali i përgjigjet Ballës: Mblidhe grupin pa vonesë

by Nexhat

Ish-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht deputetja e PS-së Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi këtë të martë lidhur me deklaratën e bërë ditën e sotme nga Kreu i Grupit të PS-së gjatë një konference për shtyp.

Balla ka komentuar mungesën e Spiropalit duke thënë se do të konsultohet me Grupin Parlamentar të PS-së lidhur me mungesën e saj.

banner

Spiropali ka reaguar duke thënë se është plotësisht dakord të kërkojë konsultim dhe të flasin pa vonësë.

Statusi Spiropalit:

Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.

Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.

Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.

Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy