Përparim Rama: Pralajmërohen masa të ashpra për të ndaluar hedhjen e mbeturinave ndërtimore

by engel

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rikujtuar se hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe atyre vëllimore në hapësirat publike të kryeqytetit është e ndaluar me ligj.

Sipas njoftimit, Inspeksioni Komunal i Prishtinës dhe Policia e Kosovës janë të angazhuar me kapacitet të plotë për të parandaluar dhe ndëshkuar rastet e hedhjes ilegale të mbeturinave.

banner

Autoritetet kanë paralajmëruar masa ndëshkuese për të gjithë shkelësit, të cilat përfshijnë gjoba dhe konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen e paligjshme të mbeturinave.

Kryetari Rama ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve në ruajtjen e hapësirave publike. Ai ka bërë thirrje që çdo rast i hedhjes së mbeturinave ndërtimore, materialeve sanitare, mobiljeve, gomave apo mbetjeve të tjera vëllimore të raportohet tek organet kompetente.

Qytetarët mund të lajmërojnë raste të tilla përmes Policia e Kosovës ose Inspeksioni Komunal i Prishtinës në numrin kontaktues 038 220985.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy