“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se Vjosa Osmani do të bëhej presidente e Kosovës edhe pa votën e saj.

Ajo ka thënë se nuk po heziton të jap përgjigje, por pastaj po montohen video të shkëputura nga konteksti.

banner

Bajrami tha se Vjosa Osmani nuk është presidente vetëm se nuk donte Albin Kurti.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka kandidu Vjosa Osmanin. Është  i qartë qëndrimi im për Vjosa Osmanin të cilën e kam bërë përgjegjëse për rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021. Vjosa Osmani nëse do të ishte kandidate e Albin Kurtit do bëhej presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramin”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy