Raporti i ri i OBSh-së: mbi 200 mijë raste tuberkulozi në Evropë, sfidë mbetet diagnostikimi

by informim peje

Mijëra persona me tuberkuloz në Evropë mbeten të padiagnostikuar, ndërsa rastet rezistente ndaj ilaçeve vijojnë të jenë shumë më të larta se mesatarja globale.

Ky është përfundimi i raportit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

banner

Të dhënat zyrtare flasin për mbi 161 mijë raste të raportuara në Evropë përgjatë vitit 2024, ndërsa vlerësohet se në total 204 mijë persona janë prekur nga tuberkulozi. Shqetësuese mbetet fakti se 1 në 5 raste nuk diagnostikohet ose nuk raportohet, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjes.

Raporti thekson gjithashtu se 23% e rasteve të reja janë rezistente ndaj shumë barnave, një nivel rreth 7 herë më i lartë se mesatarja globale. Edhe te pacientët e trajtuar më parë, më shumë se gjysma rezultojnë rezistentë ndaj trajtimit.

Në Bashkimin Evropian u regjistruan mbi 38 mijë raste, ndërsa problem mbetet edhe ndjekja e pacientëve, pasi 1 në 5 nuk monitorohet pas një viti trajtimi.

Megjithëse që nga viti 2015 rastet kanë rënë me 39% dhe vdekjet me 49%, progresi nuk është i mjaftueshëm për të arritur objektivat ndërkombëtare.

Ekspertët paralajmërojnë se tuberkulozi rezistent ndaj ilaçeve është një emergjencë në rritje dhe kërkon masa urgjente, përfshirë diagnostikim më të hershëm, trajtim më efektiv dhe mbështetje më të fortë për pacientët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy