Rashfordi nuk bën pjesë në listën e tre lojtarëve, që Barça dëshiron t’i transferojë

by Nexhat

Spekulimet po rriten gjithnjë e më shumë se Barcelona nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes për sulmuesin e huazuar nga Manchester Unitedi, Marcus Rashford.

“Blaugranasit” synojnë të forcojnë repartin ofensiv gjatë verës, por pasiguria rreth buxhetit mund ta bëjë Rashfordin një nga “viktimat”.

banner

Gjatë pjesës më të madhe të sezonit, Rashfordi është vlerësuar nga trajneri Hansi Flick dhe vetë lojtari ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar.

Së fundmi, mediat katalanase raportojnë se Barcelona po përpiqet ta ulë çmimin nga 30 milionë eurot e dakorduara verën e kaluar me Unitedin.

Megjithatë, nga Anglia thuhet se Rashfordi nuk do të transferohet për një shumë më të ulët se ajo e marrëveshjes fillestare.

Sipas “El Chiringuito”, Barcelona është e interesuar të rikthejë në klub produktin e “La Masias”, Jan Virgili, nga Mallorca.

19-vjeçari u largua verën e kaluar për 3.5 milionë euro, por Barcelona mban 50% të vlerës së shitjes së ardhshme, çka mund ta lehtësojë një rikthim të mundshëm.

I pyetur për Rashfordin, gazetari Jose Alvarez u shpreh shkurt: “Do të shohim”.

Dy emra të tjerë të përmendur janë mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, dhe mbrojtësi i majtë i Bayer Leverkusenit, Alejandro Grimaldo.

Interesimi për Bastonin është i njohur prej kohësh, ndërsa për Grimaldon ka raportime kontradiktore, edhe pse ai iu ofrua Barcelonës verën e kaluar.

Ndërkohë, raportimet e fundit sugjerojnë se klubi mund të dëgjojë oferta për titullarin aktual në të majtë, Alejandro Balde.

Gjithashtu, Barcelona pritet të kërkojë një sulmues qendror (numër 9) për verën e ardhshme, si zëvendësim afatgjatë për Robert Lewandowskin.

Kjo marrëveshje, që konsiderohet prioritet, ka gjasa të ndikojë në të gjitha lëvizjet e tjera të merkatos, ndërsa drejtori sportiv Deco ende nuk ka një qartësi të plotë për hapat e ardhshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy