Vdiq pas një aksidenti në Gjermani, sot varroset 17-vjeçari nga Kosova në Pogragjë të Gjilanit

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen Babatinca dhe mbarë opinionin, pasi 17-vjeçari nga Kosova, A.B, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani.

Sipas njoftimeve nga autoritetet shëndetësore, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti, duke humbur jetën pas përpjekjeve për trajtim.

banner

Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në varrezat e fshatit Pogragjë, në Gjilan, gjatë namazit të Ikindisë, në orën 15:13.

Ndërkohë, e pamja për të ndjerin do të mbahet nga dita e enjte deri të shtunën në Podujevë, në shtëpinë e familjes Babatinca./albinfo.ch

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy