Dyshime për falsifikim të votave në Pejë, intervistohen 10 persona – hetimet në zhvillim

by engel

Një rast i dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit është duke u hetuar në Pejë, në lidhje me zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas autoriteteve, me autorizim të Prokuroria Themelore në Pejë, më 24 mars 2026 janë intervistuar gjithsej 10 persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, e paraparë me nenin 216 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

banner

Personat e dyshuar janë: Shkumbin Broqi, Viole Veselaj, Granit Morina, Kushtrim Shala, Albulena Ademaj, Premtim Sheremeti, Shkodran Mekaj, Durim Kelmendi, Çlirimtare Ukaj dhe Agonis Thaçi.

Rasti lidhet me një qendër votimi në Gjimnazi “Bedri Pejani”, ku dyshohet se ka pasur manipulim të rezultateve të votimit.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, pas përfundimit të procedurave fillestare, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se ka iniciuar hetim penal ndaj të dyshuarve, ndërsa veprimet hetimore janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy