Analisti Dardan Gashi ka deklaruar në Debat Plus se opozita nuk po e shfrytëzon mundësinë që iu ka dhënë pas “përlasjeve” mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmanit, duke paralajmëruar se ky mund të jetë një gabim serioz.
Ai ka thekuar se asnjë nga partitë opozitare nuk do të hyjë në lojë me VV-në për zgjedhjen e presidentit.
“Nëse opozita e lejon këtë mundësi të artë që iu ka dhënë prej gabimeve dhe inateve mes Kurtit dhe Osmanit gabojnë rëndë sepse nuk besoj kurrë se Kurti do të ketë ofertë të sinqertë, por do të ketë ofertë për me i fut ne grackë. Sot pothuajse me të gjitha partitë kam pasur takime miqësore, deri sa kam parë asnjë parti nuk e ka ndërmend me hy në lojë të Kurtit sa i përket presidentit”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se se vetëm AAK nuk do ta ketë kandidatin e njejtë për kryeministër nëse mbahen zgjedhjet e reja.
“Vetëm AAK nuk do ta ketë kandidatin për kryeministër të njëjtë, sepse një parti do të ketë një kandidatë për president dhe kryeministër sipas modelit të vitit 2021, që nuk është VV-ja”, ka theksuar ai.

