Kapiteni i Kombëtarja e Shqipërisë, Berat Gjimshiti, në një konferencë për media, ka folur për sfidën kundër Polonisë.
Polakët dhe kuqezinjtë do të ballafaqohen nesër mbrëma në Varshavë, në gjysmëfinalen e pley-off-it për Botërorin 2026.
Gjimshiti pranoi se rivalët e radhës janë një ekip i nivelit të lartë dhe se për kuqezinjtë arritja në finale nuk është një mision i lehtë.
Sidoqoftë, kapiteni shpreson që përvoja e fituar ndër vite do t’i ndihmojë ata të arrijnë rezultatin pozitiv.
“Besoj se eksperienca nga ndeshjet e fundit do të na ndihmojë. Do të japim maksimumin. Vlerësojmë kundërshtarin, por do të bëjmë gjithçka që të realizojmë ëndrrën. Ekipi është i gatshëm për këtë moment të madh. Do të fitojë ai që është më i aftë”, deklaroi Berat Gjimshiti.

