Në ambientet e Kampit “Villaggio Italia” në Pejë, Komanda Rajonale Perëndim (RC-W) e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilloi një aktivitet të veçantë profesional për drejtues dhe zyrtarë të komunikimit publik.
Ky angazhim, i konceptuar si një mundësi zhvillimi profesional, mblodhi shefat e Policisë së Kosovës dhe zyrtarët për marrëdhënie me publikun në një atmosferë bashkëpunuese dhe interaktive.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në fusha të rëndësishme si edukimi mediatik, rëndësia e sigurisë operacionale, si dhe aftësitë bazë në fotografi dhe videografi – elemente thelbësore për punën e tyre të përditshme në komunikim dhe informim publik.
Në diskutimet e zhvilluara, të dyja palët ndanë praktikat më të mira dhe përvojat e tyre, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunime të mëtejshme dhe organizimin e aktiviteteve të ngjashme në të ardhmen.
Ky aktivitet u karakterizua nga një frymë profesionale dhe partneriteti, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbështetur institucionet e sigurisë në Kosovë.
Në përmbushje të mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, KFOR vazhdon të kontribuojë në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.

