LDK denoncon manipulime të mundshme në faturimin e energjisë elektrike

by Nexhat

Gjatë një konference për media, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka ngritur akuza për manipulim sistematik të faturimit të energjisë elektrike, i cili sipas tyre ka dëmtuar qytetarët me miliona euro.

Sipas të dhënave të prezantuara nga LDK-ja, nga një mostër prej 9000 njehsorësh të inspektuar në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, rreth 87% kanë treguar pasaktësi në matjen e kohës dhe konsumit të energjisë. Përfaqësuesit e partisë theksuan se nuk bëhet fjalë për gabime teknike të rastësishme, por për një manipulim të mundshëm sistematik.

banner

Azemi tha se shumica e qytetarëve janë faturuar me tarifa më të larta, pavarësisht konsumit të vërtetë, dhe kërkoi një auditim të pavarur dhe forenzik të sistemit të faturimit.

LDK-ja kërkon që institucionet përgjegjëse, përfshirë edhe Zyrën e Rregullatorit për Energji, të japin sqarime dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e konsumatorëve dhe dorëheqjen e bordit të ZREE-së, ndalesën e rritjeve të çmimeve, kompensim të qytetarëve, dhe hetim penal nga prokuroria

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy