Në “arrest shtëpiak”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del pas dy orësh në SPAK

by Nexhat

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj për më shumë dëshmoi para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në cilësinë e personit nën hetim.

Karçanaj, dyshohet si pjesë e grupit kriminal që dyshohet se drejtohej nga dy biznesmenët e shumëkërkuar Ergys Agasi e Ermal Beqiri, emrat e të cilëve janë në listën e të shumëkërkuarve të drejtësisë.

banner

Ish-shefja e AKSHIT u thirr të rrëfehet pak kohë pasi SPAK përdori si provë në Apelin e Posaçëm për ta mbajtur atë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” një dëshmi të ish-zëvendësit të saj Daniel Shima që e implikon Karçanaj në aferën e përcaktimit të tenderave të institucionit.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Karçanaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Të martën po kjo gjykatë hoqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ish-zëvendës drejtoreshën e AKSHIT, Hava Delibashi dhe caktoi masat “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”. SPAK goditi një grup kriminal të drejtuar nga Agasi dhe Beqiri të cilët dyshohen se urdhëronin rrëmbimin e rivalëve në biznes dhe i detyronin të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT. Nën hetim janë dhe disa biznesmenë dhe zyrtarë policie

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy