Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të mërkurën se marrja e detyrës si kryetare e Republikës, pesë vjet më parë,  nuk ka qenë kulmi i karrierës së saj, por vetëm fillimi.

Këtë deklaratë ajo e bëri në një organizim për Javën e Gruas në Prishtinë, që rastis të jetë pak ditë para se ta përfundojë mandatin e saj si shefe e shtetit.

banner

“Pesë vite më parë kur e mora detyrën nuk e pash si kulm të rrugëtimin tim por si fillim. Ishte ai moment kur filloi përgjegjësia dhe pushtetin nuk e mora si privilegj por shërbim”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, pesëvjeçari i saj në krye të shtetit ishte periudhë kur u forcuan institucionet dhe u shtua hapësira për gratë.

Megjithatë, ajo përmendi edhe atë që e quajti fushatë baltosëse ndaj saj, për të cilën tha se u bë kohët e fundit, pasi shpërndau Kuvendin, me dekret presidencial.

Edhe pse nuk përmendi emra, e para e vendit tha se kur propaganda mund të kthejë, brenda natës, dikë si tradhtare, atëherë e tërë demokracia është në rrezik.

“Në javët e fundit puna ime është shfaqur me një fushatë baltosëse. Është përpjekja për të zhveshur një njeri nga dinjiteti njerëzor. Kur propaganda mund të kthejë këdo në tradhtare brenda natës atëherë e tërë demokracia është në rrezik”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy