“Presidentja nuk e ka shkelë Kushtetutën dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë – Kur i thu këto, e ke në mendje një emër”, Haxhiu për qëndrimin e Abdixhikut

by Nexhat

Sipas analistit Baton Haxhiu, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, “dëshiron të gjejë kompromis me PDK-në që ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente, që VV pastaj ta refuzojë”.

Kështu u shpreh në Pressing në T7 Haxhiu derisa komentoi deklaratën e Abdixhikut i cili tha se Presidentja nuk e shkeli Kushtetutën dhe LDK është e gatshme të kontribuojë për zgjidhje.

banner

“Lumir Abdixhiku i thotë dy gjëra, që presidentja nuk e ka shkelë Kushtetutën. Dhe e dyta është që jemi të gatshëm të kontribuojmë, dëshiron ta gjejë një kompromis me PDK-në dhe ta propozojë Vjosa Osmanin që VV pastaj ta refuzojë”, interpretoi Haxhiu qëndrimin e Abdixhikut pas aktgjykimit të Kushtetueses.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy