Sejdiu për VV-në: Prapë do ta dërgojnë ndonjë pyetje në Gjykatë Kushtetuese

by Nexhat

Opinionisti Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Ai u shpreh se është bërë Kushtetuta si “llastiku”, duke thënë se po e bëjnë veten lojtarë politikë.

banner

Ndërkaq, duke iu referuar deklaratës së kryeparlamentares Albulena Haxhiu, Sejdiu tha se VV do të dërgojë sërish pyetje në Kushtetuese.

“E kemi bërë Kushtetutën si llastikun. Këta janë duke e bërë veten lojtarë politik dhe jo për fajin e tyre. Çohen secilën telashe që s’dinë me zgjidh, këta çohen e pyesin ‘çka po thu ti’. Jo pse kanë me marrë fort parasysh, se prapë kanë me çu ndonjë pyetje në Gjykatë Kushtetuese, sepse sonte Albulena na tregoi çka ka me ndodh”.

“Sonte na tha ‘krejt afatet ligjore, mundësitë ligjore kam me i shter derisa e zgjedhin Presidentin tonë’, ky ishte mesazhi politik”, tha Sejdiu. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy