“Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”/ Berisha: Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Komisioneres për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, e cila u shpreh se shoqëria shqiptare tregon një nivel pranimi ndaj korrupsionit.

Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi deklaratën e zyrtares europiane si “raciste dhe korruptive”, duke e lidhur atë edhe me zhvillimet politike në Slloveni.

banner

“Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive.
Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.
Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy