Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se trendi i paraqitjes së sëmundjeve malinje në Kosovë mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve të fundit, dhe se, në baza vjetore, regjistrohen mesatarisht rreth 2100 raste të reja e që ‘’përkthehet në një numër të menaxhueshëm rastesh në baza mujore’’.
Tutje, nga SHSKUK, thuhet edhe se, gjatë periudhës janar – 20 mars të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë janë pranuar dhe trajtuar për herë të parë rreth 500 pacientë, të cilët kanë kaluar nëpër proceset e nevojshme të ekzaminimit, diagnostikimit dhe trajtimit sipas standardeve bashkëkohore mjekësore.
‘’ Këto të dhëna tregojnë një situatë të qëndrueshme dhe të monitoruar me kujdes nga profesionistët shëndetësorë, ndërkohë që incidenca e sëmundjeve malinje në vend vazhdon të mbetet më e ulët krahasuar me disa vende të rajonit’’, thuhet mes tjerash në postim.
Postimi:
Klinika e Onkologjisë informon publikun se trendi i paraqitjes së sëmundjeve malinje në Kosovë mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve të fundit. Në baza vjetore, regjistrohen mesatarisht rreth 2100 raste të reja, që përkthehet në një numër të menaxhueshëm rastesh në baza mujore.
Gjatë periudhës janar – 20 mars të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë janë pranuar dhe trajtuar për herë të parë rreth 500 pacientë, të cilët kanë kaluar nëpër proceset e nevojshme të ekzaminimit, diagnostikimit dhe trajtimit sipas standardeve bashkëkohore mjekësore.
Këto të dhëna tregojnë një situatë të qëndrueshme dhe të monitoruar me kujdes nga profesionistët shëndetësorë, ndërkohë që incidenca e sëmundjeve malinje në vend vazhdon të mbetet më e ulët krahasuar me disa vende të rajonit.
Klinika e Onkologjisë punon vazhdimisht për avancimin e shërbimeve për pacientët, duke u fokusuar në diagnostikimin e hershëm, ofrimin e trajtimeve moderne dhe sigurimin e kujdesit të vazhdueshëm dhe cilësor për çdo pacient.
Klinika edhe më tej do të punojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, me qëllim përmirësimin e shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve.

