Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liverpoolit

by Nexhat

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, është në prag të shkarkimit, ndërsa ish-lojtari i klubit, Xabi Alonso, pritet të marrë drejtimin e skuadrës, raportojnë mediet britanike.

Liverpool ka regjistruar tri ndeshje radhazi pa fitore në Premier League dhe pësoi humbjen e 10-të në këtë sezon, duke u mundur 2-1 nga Brighton gjatë fundjavës së kaluar.

banner

Slot, ndodhet nën presion të madh teksa skuadra vazhdon të pësojë humbje në një sezon që po rezulton katastrofik për “The Reds”.

Sipas gazetarit të BILD, Axel Hesse, detajet e së ardhmes së Slot janë bërë të qarta, ndërsa trajneri holandez përpiqet me çdo mënyrë të përmirësojë performancën e ekipit.

Siç raportohet, Slot “ndoshta ka shpëtuar vetëm nga dobësia e rivalëve që luftojnë për vendet në Champions League”, si Chelsea, që vazhdojnë të humbasin pikë, duke mbajtur Liverpool përkohësisht në garë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy