Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës kund Sllovakisë.
Dardanët mundën Sllovakinë, me rezultat 4-3, të enjten në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026.
“Bëmë një lojë të bukur për tifozët pasi u shënuan shtatë gola dhe jam i lumtur për skuadrën time që shënoi katër, por i pranuam tre”, ka thënë Foda.
Strategu gjerman thotë se nga nesër duhet të mendohet për finalen e madhe të pley-off-it kundër Turqisë.
“Nga nesër do të nisim të përgatitemi për kundërshtarin e radhës. Në shtëpinë tonë, me këtë publik, me këtë atmosferë shpresojmë se do të fitojmë”, deklaroi Foda pas ndeshjes

