Gërvalla për dënimin e Dejan Raçiq: Hap i rëndësishëm për drejtësinë

by Nexhat

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, komentoi sot dënimin me 15 vjet burg të Dejan Raçiq nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për krime lufte, konkretisht për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky është rasti i katërt që drejtësia vendase ndëshkon autorët e këtyre krimeve, duke treguar se heshtja dhe mosndëshkueshmëria dalëngadalë po i afrohen fundit.

banner

Ministrja Gërvalla falënderoi QKRMT-në për mbështetjen e palëkundur ndaj të mbijetuarve gjatë gjithë procesit gjyqësor, si dhe të gjitha organizatat dhe aktivistët që angazhohen për të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo theksoi qëndrimin dinjitoz të heroinave dhe heroëve të mbijetuar, të cilët po dëshmojnë integritet dhe guxim, duke u ballafaquar me ata që kryen krime të papërshkrueshme ndaj tyre. Gërvalla u shpreh se këto gra dhe këta burra meritojnë respektin dhe mbështetjen e institucioneve dhe të shoqërisë.

“Drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë,” përfundoi minstrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy