PRIZREN/ 70 vjeçari që u gjet i vdekur në një rrugë, Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

by Nexhat

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të moshuar, rreth 70 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Edit Durham’ në Prizren.

“Me datën 26.03.2026, rreth orës 11:36, Policia ka pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren, sipas ekipit të Urgjencës. Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së”, thuhet në njoftim.

banner

Sipas informatave fillestare të Policisë së Kosovës viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar.

“Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i hetimeve rajonale, të cilët pas konsultimit me prokurorin e Shtetit kanë iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme.

Duke marrë parasysh se viktima është gjetur në rrugë dhe deri më tani nuk është identifikuar, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që nëse posedojnë ndonjë informacion për identitetin e viktimës, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrit të kontaktit 192”, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy