Bujar Pllana ishte një nga risitë e trajnerit Sylvinho, për ndeshjen ndaj Polonisë. Para sfidës gjysmëfinale të Play off të Botërorit, mbrojtësi ka folur për ftesën dhe emocionet e para me fanellën kuqezi.
“Kam gjetur një atmosferë të mirë. Të gjithë më kanë uruar mirëseardhjen.
Sa e veçantë do jetë ndeshja me Poloninë duke marrë parasysh faktin që luan në Poloni te Lechia Gdansk? Normal që është ndjenjë e veçantë, disa më kanë pyetur për ndeshjen dhe si ndihem për këtë.
Pika më e fortë e Polonisë- Kanë lojtarë të mirë në të gjitha repartet por më shumë në sulm.
Nuk e kam menduar ndonjëherë që do jem kaq afër Kupës së Botës, ky është momenti më i rëndësishëm i karrierës”- tha ai.

