Tronditëse në Paris: Studiuesi i islamit Tariq Ramadan dënohet me 18 vjet burg për përdhunimin e tre grave

by informim peje

Studiuesi zvicerian i islamit Tariq Ramadan u dënua të mërkurën me 18 vjet burgim nga gjykata penale e Parisit, e cila e gjykoi në mungesë dhe prapa dyerve të mbyllura për përdhunime të kryera ndaj tre grave.

Ai u shpall fajtor për përdhunime dhe përdhunim ndaj personave të pambrojtur. Dënimi, i arsyetuar nga “ashpërsia ekstreme e veprave” sipas gjykatës, përputhet me kërkesat e prokurorit të përgjithshëm.

banner

“Pranimi i marrëdhënieve seksuale nuk nënkupton miratimin e çdo akti seksual,” theksoi kryetarja e gjykatës, Corinne Goetzmann, e cila urdhëroi që Ramadan të jetë nën mbikëqyrje socio-judiciare për 8 vite, duke i ndaluar çdo kontakt me viktimat dhe publikimin e veprave që lidhen me krimet e tij. Ai gjithashtu u dënua me ndalim të përhershëm për t’u kthyer në Francë pas vuajtjes së dënimit.

“Procesi përfundon siç filloi, si një farsë,” reagoi për AFP-në një nga avokatët e Ramadan-it, Ouadie Elhamamouchi, i cili nuk ishte prezent në gjykim.

“Ndërsa veprat ishin shumë të kontestuara, ashpërsia e dënimit, e shoqëruar me ndalim të përhershëm në territorin francez, reflekton një ndjekje të egër ndaj personit të Tariq Ramadan,” shtoi ai.

Ramadan, i cili ishte më parë i dënuar në Zvicër për përdhunimin e një gruaje, u gjykua për përdhunime që supozohet se u kryen midis viteve 2009 dhe 2016 ndaj tre grave të tjera, të cilat ai i mohon. Viktimat përshkruan marrëdhënie që fillimisht dukeshin të pranueshme, por që u shndërruan në situata të dhunshme dhe traumatike. Njëra prej tyre, Henda Ayari, tha se kishte ndjerë “frikë për jetën” gjatë njërit prej akteve.

Por në hapjen e procesit në Paris, ai nuk u paraqit në seancë. Avokatët e tij thanë se ai ishte shtruar në spital dy ditë më parë në Gjenevë, për shkak të një “përkeqësimi” të sklerozës së shumëfishtë. Një ekspertizë mjekësore e urdhëruar nga gjykata konkludoi se sëmundja e sklerozës së shumëfishtë është e qëndrueshme, pa shenja të një përkeqësimi të fundit, dhe se ai mund të paraqitej në gjykatën penale.

Kryetarja vendosi që i akuzuari 63 vjeçar të gjykohej në mungesë dhe prapa dyerve të mbyllura, siç kërkonte njëra nga palët civile. Katër avokatët e tij braktisën sallën e gjyqit, duke konsideruar se nuk mund ta mbronin klientin e tyre në këtë “parodi drejtësie”.

Pas shpalljes së vendimit, gjykatësja lexoi arsyetimin e gjykimit për rreth një orë.

Gjatë hetimeve dhe seancës, viktimat përshkruan marrëdhënie seksuale që fillimisht kishin qenë të pranueshme, por që u bënë veçanërisht brutale. Njëra nga viktimat tha se kishte ndjerë një “frikë për vdekjen e afërt” ndërsa Ramadan-i po e shtrëngonte gjatë marrëdhënies seksuale. Afati disa-vjeçar midis veprave dhe ankesave “nuk lejon të vihet në dyshim besueshmëria e deklaratave të palëve civile,” tha kryetarja, duke shtuar se sipas statistikave, vetëm 8% e viktimave të përdhunimeve ose tentativave të përdhunimit depozitojnë ankesë.

Gjykata vlerësoi se analiza e veprave zbulon te Ramadan-i një “mohim të tjetrit” dhe “shkatërrim” të njerëzisë së viktimave. “Në sigurinë e pushtetit të tij të pakufishëm, ai u tregua i paaftë të reflektonte mbi veprimet e tij,” tha gjykatësja, duke shtuar se ai kishte kryer një “fushatë shkatërrimi psikologjik ndaj ankueseve”.

“Kanë kaluar nëntë vjet që po prisja këtë dhe gjykatësit më besuan,” deklaroi për shtyp Henda Ayari, dukshëm e emocionuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy