Barça përpilon një listë me tre emra, si zëvendësues të mundshëm të Baldes

by Nexhat

Barcelona synon të përforcojë disa reparte të skuadrës së trajnerit Hansi Flick gjatë verës, dhe një prej tyre mund të jetë krahu i majtë i mbrojtjes.

E ardhmja e Joao Cancelos nuk është e sigurt, pasi katalanasit nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin që kërkon Al Hilal për ta transferuar përfundimisht.

banner

Ndërkohë, edhe Alejandro Balde dhe Gerard Martin kanë të ardhme të pasigurt, me interesim nga Manchester United dhe Milani respektivisht.

Për këtë arsye, drejtori sportiv Deco ka nisur kërkimin për alternativa dhe, sipas “Sport”, ka përzgjedhur tre emra kryesorë: Alejandro Grimaldo, Andrea Cambiaso dhe Lewis Hall.

Grimaldo, një produkt i akademisë “La Masia”, është ndjekur prej kohësh nga Barcelona dhe ishte pranë rikthimit verën e kaluar.

Ai konsiderohet një profil që përshtatet shumë mirë me stilin e Flick.

Nga ana tjetër, Cambiaso i Juventusit është më i vështirë për t’u arritur, pasi klubi italian kërkon të paktën 30 milionë euro.

Megjithatë, aftësia e tij për të luajtur në të dy krahët e mbrojtjes – si Cancelo – e bën një opsion shumë tërheqës.

Opsioni i tretë, Hall, u shtua së fundmi në listë pas paraqitjeve të mira me Newcastle Unitedin, përfshirë edhe ndeshjet në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Megjithatë, klubi anglez nuk është i gatshëm ta shesë për më pak se 50-60 milionë euro.

Barcelona nuk pritet të ketë buxhet të madh për një mbrojtës krahu, pasi prioritetet janë edhe një qendërmbrojtës, një anësor i majtë dhe një sulmues.

Për këtë arsye, shumëçka do të varet nga e ardhmja e Balde dhe Martin – të cilët pritet të qëndrojnë, përveç nëse vijnë oferta të mëdha për ta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy